Ballina Aktualitet Opinione Gjysmë shekulli kthim prapa, pazare politike dhe sorollatje për gjuhën shqipe zyrtare!

Gjysmë shekulli kthim prapa, pazare politike dhe sorollatje për gjuhën shqipe zyrtare!

Nga Abdulla Mehmeti

KA EDHE SHUMË PUNË PËR T’U BËRË QË GJUHA SHQIPE TË JETË ZYRTARE NË MAQEDONINË VERIORE

Kur të publikohet Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore si botim i veçantë në gjuhën shqipe, jo në gjuhën zyrtare maqedonase, të përkthyer në gjuhën shqipe bashkë me atë, në të njëjtin publikim,
NA LAJMËRONI!

Krahasimi përmes fotografive, dëshmi për përdorimin e gjuhës shqipe nën ish Jugosllavi, nga viti 1974 dhe përdorimin e gjuhës shqipe sot në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Statusi i gjuhës shqipe që e ka pasur nën ish Jugosllavi nuk është ruajtiur dhe mbrojtur deri më sot, jo më të jetë avancuar ky status pas pavarësimit të Maqedonisë, më 1991 dhe pas Marrëveshjes së Ohrit, më 2001, si dhe tani me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, jo të gjuhës shqipe!

(16 janar 2019)

@tn.lajmelokale
@tetovanews