Ballina Sport Gjimshiti kërkohet nga dy klube te mëdha

Gjimshiti kërkohet nga dy klube te mëdha

Berat Gjimshiti po zhvillon një sezon fantastik te Atalanta dhe një lojtar pothuajse i larguar në merkaton e verës jo vetëm që ka fituar besimin e Gasperinit i cili po e aktivizon rregullisht por ka rritur aq shumë vlerën e tij në merkato saqë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare ka nisur të ketë interes nga klube të mëdha.

Gjimshiti ka realizuar një gol në këtë sezon në 11 paraqitje me Atalantën në të gjitha kompeticionet pikërisht atë ndaj Interit një prej klubeve që interesohet për shërbimet e 25-vjeçarit shqiptar. Gjimshiti është skadencë kontrate me bergamskët por Atalanta ka bërë hapa konkretë dhe shumë shpejtë ai pritet të hedhë firmën mbi kontratën e re që do të jetë e përmirsuar ndjeshëm edhe nga ana ekonomike. Në një intervistë për Tuttomercatoweb, agjenti i qëndërmbrojtësit kuqezi Milos Malenovic mohoi interesimin e Interit dhe Schalke 04 për futbollistin por në të njëjtën kohë ftoi këto dy klube të shpenzojnë 10 milionë euro për kartonin e lojtarit.

“Kam dëgjuar për interesimin e Interit dhe Shalke 04, por nuk e di ku e kanë marrë këtë informacion. Nëse marrim parasysh faktin se si po luan me Atalantën, unë do t’i investoja 10 milionë euro për të blerë atë. Jam i lumtur për përmirësimet e mëdha që ka treguar Gjimshiti. Rritja e tij është një tjetër demonstrim i punës së madhe që po bën Atalanta dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, përfundon agjenti i qendërmbrojtësit.