Ballina Teknologji Gjenerali amerikan: Kina po e shfrytëzon 5G për të kontrolluar botën

Gjenerali amerikan: Kina po e shfrytëzon 5G për të kontrolluar botën

Kina do të përpiqet të përdorë teknologjinë mobile 5G për të kryer një mbikëqyrje masive, ka paralajmëruar një gjeneral i pensionuar i ShBA-ve.

Gjenerali i ShBA-ve, Robert Spalding, i cili ishte këshilltar i Donald Trump, pikturoi një realitet të tmerrshëm të Kinës që, sipas tij, kontrollonte informacion global.

Gjenerali Spalding i kërkoi qeverisë amerikane të zhvillojë rrjetin e saj 5G për të parandaluar Kinën që të dominojë në internet gjatë dekadave në vijim.

“Sa më shumë të lidhur në rrjet jemi, aq më shumë të prekshëm bëhemi”, deklaroi ai.

Uajrllesi i gjeneratës së pestë – i njohur gjerësisht si 5G – është një standard telekomunikacioni i WiFi në zhvillim nga ofruesit komercial me shpejtësi më të madhe 10-100 herë më shumë sesa shërbimi aktual 4G.

@tn.lajmelokale
@tetovanews