Ballina Aktualitet Lajme Gjendje alarmante në Malësinë e Tetovës (Video)

Gjendje alarmante në Malësinë e Tetovës (Video)

Shumica e rrugëve të malësisë së Sharrit duken kështu siç i shihni. Maksimumi i arritjes në fshatrat e malësisë është deri këtu në vendin e quajtur xhamia e dytë e fshatit Shipkovicë ndërsa rrugët dytësore, pastrohen vetëm siç e shihni, nga banorët.

Më tregoni kur ka pastruar komuna kur e patë për herë të fundit?

Ishte mbrëmë pro sot a bë në hall sërish, ja, kalon po nuk e pastron si duhet. Jo që nuk kalon aspak, por pastrojnë sa për sy e faqe. Komuna duhet ta pastroj jo vetëm të vijë kur duhet vota këtu, nuk jam kundër ardhjes së tyre por punën le ta bëjnë”.

Tani vij, edhe autostrada e Shkupit por edhe këto rrugët nuk janë pastruar, katastrofë janë, edhe me zinxhir shumë problem është, mezi kemi ardhur”.

Rruga nuk luan edhe me vetura të mëdha sidomos nuk lëvizet. Na mbesin makinat i shtyjmë gjithë rrugës vështirë jemi në katunde”.

Dëborë e madhe e pa pastruar është, duhet të marrin masa pak, me vështirësi vihet lartë”. – u shprehën banorët

Situatë edhe më e vështirë paraqitet në fshatrat Brodec, Veshallë e Bozovcë, ku pjerrtësia është ende më e madhe, ndërsa sipas punëtorëve komunal, shkaku i një defekti të ekskavatorit të pastrimit, rruga është vështirë e kalueshme edhe me pajisje zinxhirë.

Nga Komuna e Tetovës, pranojnë se në fshatrat e thellë të malësisë së Sharrit ka pasur probleme, për çka edhe janë angazhuar ekskavatorë dhe makineri shtesë, por nuk precizojnë nëse rrugët janë të kalueshme apo jo në këto fshatra të thellë malor.

Është hasur problem në fshatrat e thellë të malësisë Vicë, Xhermë, Bozovcë, pasiqë bisedohet për kushte shumë të vështira atmosferike dhe temperatura tejet të ulëta. Me këtë rast, në orën 9 të mëngjesit, shtabi i menaxhimit me kriza ka dhënë urdhër për angazhim të makinerisë shtesë në këto vendbanime”. – theksuan nga Komuna e Tetovës

Rrugët me vështirësi kalimi janë edhe në qytetin e Tetovës, ndërsa trotuaret, nuk janë prekur aspak në pjesën më të madhe të tij. Kjo vështirëson edhe lëvizjen në këmbë të qytetarëve.

Sipas paraqitjeve të vetë banorëve, rrugë të bllokuara dhe me vështirësi kalimi, ka edhe në fshatrat malorë të komunës së Zhelinës, Bogovinës dhe Brvenicës./alsat/

@tn.lajmelokale
@tetovanews