Ballina Lajme Shqipëri Gazetari nga Maqedonia Afrim Tanallari, në kombinim për ministër në qeverinë Rama

Gazetari nga Maqedonia Afrim Tanallari, në kombinim për ministër në qeverinë Rama

Në kuadër të përcaktimit për të hapur qeverinë për kuadro nga të gjitha trojet shqiptare, në listën e kryeministrit Edi Rama, ka qenë edhe një gazetar nga Shkupi. Burime pranë qeverisë shqiptare thonë se bëhet fjalë për gazetarin e programit në gjuhën shqipe pranë Radiotelevizionit shtetëror të Maqedonisë, Afrim Tanallari. Ai vjen nga Shkupi, kurse ka qenë kandidat serioz për të marrë një post ministror në qeverinë e riformatuar shqiptare.

Ende nuk është e qartë pse Tanallari ka dalë jashtë kombinimit në moment të fundit, mirëpo lidhjet e tij me kryeministrin Rama edhe më tutje mbeten mjaft të afërta, sikurse edhe deri më tani.