Ballina Aktualitet Lajme Gazeta Lajm: Kasami nuk lëshon pe, seanca për ndryshimet kushtetuese shtyhet për...

Gazeta Lajm: Kasami nuk lëshon pe, seanca për ndryshimet kushtetuese shtyhet për nesër

As sot nuk ka nisur seanca për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Seanca është caktuar të mbahet nesër në ora 12:00, njofton Gazeta Lajm. Lajmin për shtyrjen e seancës e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti që kryeministri Zaev nuk po arrin të sigurojë votat e nevojshme të Lëvizjes BESA. Ndërkohë, Zaev vijon takimet me drejtuesit e Lëvizjes BESA, si dhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët kanë theksuar se nuk do të votojnë pro marrëveshjes, nëse pranohen kërkesat e Lëvizjes BESA./Gazeta Lajm

@tn.lajmelokale
@tetovanews