Ballina Aktualitet Lajme Garë mbarëkombëtare në skijim në Kodrën e Diellit në përkujtim të demonstratave...

Garë mbarëkombëtare në skijim në Kodrën e Diellit në përkujtim të demonstratave të 68-tës

Me rastin e 50 vjetorit të Demonstratave të 68-tës, në Kodrën e Diellit do të organizohen gara mbarëkombëtare në skijim.

Aktiviteti është paraparë të mbahet më 10 mars, ndërsa organizatorë janë pikërisht veteranët e asaj kohe.

Ekipet pjesëmarrëse vijnë nga qytetet e Korçës, Pejës, Preshevës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës e Tiranës.

Garuesit do të vlerësohen në bazë individuale, por edhe në bazë ekipore, në disciplinën e sllallomit të madh./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews