Ballina Diaspora Francë/ 26 shqiptarë dalin përpara organeve të drejtësisë, akuzohen për 200 vjedhje

Francë/ 26 shqiptarë dalin përpara organeve të drejtësisë, akuzohen për 200 vjedhje

Gjatë ditës së sotme kanë dalë përpara organeve të drejtësisë franceze 26 shqiptarë, të cilët akuzohen për 200 vjedhje në Auvergne Rhone-Alpes, por edhe në disa vende të tjera.

Shqiptarët, 19 nga Shqipëria dhe 7 nga Kosova të ndihmuar nga katër përkthyes dhe pesëmbëdhjetë avokatë dolën para trupës gjykuese në gjykatë në Saint-Etienne.

Kreu i trupës gjykuese, Francois Bouriaud dëgjoi 16 persona të cilët mendohet se kanë qenë viktima të këtij grupi të rrezikshëm, që përmes aktivitetit të tyre kanë grabitur e vjedhur sasi të mëdha bizhuterish. Dyshohet se aktiviteti i shqiptarëve është shtrirë nga 2015 deri në fundin e vitit 2017.

@tn.lajmelokale
@tetovanews