Ballina Kultura Dossier Fotot e rralla: Kur hidheshin ‘themelet’ e Shqipërisë komuniste

Fotot e rralla: Kur hidheshin ‘themelet’ e Shqipërisë komuniste

Ky është një nga koleksionet e rralla të fotove nga fillimet e Shqipërisë komuniste. Si zakonisht, koleksioni është pjesë e punës së palodhur të të ndjerit Robert Elsie.

Albanologu na ka lënë pas një arkivë të mrekullueshme. Fotot janë realizuar nga Hari Ham në vitin 1961.

“Gazetari gjermanoperëndimor Hari Ham (Harry Hamm, 1922-1979) ka lindur në Amsterdam. Shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botërore dhe u bë rob lufte në Bashkimin Sovjetik (1945-1949). Pas kthimit të tij në Gjermani studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Monpëlie (Montpellier) dhe punoi gazetar për gazetat e njohura Die Welt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në gusht të vitit 1961 Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një kohë rrëmujeje të madhe politike. Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij i mirëinformuar Rebellen gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961,” shkruante Elsie.

@tn.lajmelokale
@tetovanews