Ballina Kultura Dossier Fëmijët shkodranë duke brohoritur për Jugosllavinë dhe Mareshalin Tito (FOTO)

Fëmijët shkodranë duke brohoritur për Jugosllavinë dhe Mareshalin Tito (FOTO)

Nga Kastriot Dervishi

Fotografia është e vitit 1945. Në qytetin ku komunizmi do bënte goditjen më të madhe, në Shkodër, fëmijët e vegjël detyrohen të brohorasin për Jugosllavinë federative.

Mbi godinën që shihet janë shkruar fjalët “Rroftë Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Shqiptar”, “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar”, ndërsa në parullën e madhe “Rroftë Jugosllavia federative dhe mareshali Tito”. Fëmijët kanë në mënyrë uniforme revistën “Pionieri”. Skena të tilla zhvilloheshin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por deri në ditët tona ka mbërritur një numër i vogël fotografish.

@tn.lajmelokale
@tetovanews