Ballina Diaspora Familja e shqiptarit në Nju-Jork kërkon ndihmë

Familja e shqiptarit në Nju-Jork kërkon ndihmë

Një baba shqiptar është dëbuar nga Amerika duke lënë gruan dhe dy fëmijët e tij atje. Ishte Korriku i viti 2017 kur shqiptari Llukan Buta u paraqit në zyrat e ICE, për të parë nëse kërkesa e tij për azil ishte pranuar. Por edhe pse ishte baba i dy fëmijëve ai nuk u lejua që të qëndronte në SHBA.

Kohët e fundit gruaja e tij Frances Jozefi dhe nëna e saj Katherine Hadjimichael kanë bërë apel të fortë. Ndërsa qëndronte pranë vajzës së saj në zyrën e SHBA-ve për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) në Lower Manhattan, Katherine tha:

“Kjo është vajza ime. Ajo ka dy fëmijë që janë duke u rritur pa babanë e tyre”.

Kur u dëbua, shqiptari shoqërohej nga gruaja e tij shtatzënë në atë kohë.

“Ne arritëm atje dhe ata nuk kishin të drejtë të më ndanin nga bashkëshorti”, tha Joseph për ThinkProgress.

Ata kishin pasur me vete edhe vajzën e tyre Valentina rreth 2-vjeçe në atë kohë. Vajza kishte dashur të shkonte me të atin kur agjentët e kishin marrë.

“Valentina ishte me Llukanin sepse donte të ishte me babanë e saj”, kujton gruaja e shqiptarit.

Por agjentët e kishin pyetur pa keqardhje: “Ç’bëre për bijën tënde? A mendoni se ne do të ndjehemi keq për ju?”.

Atë ditë nuk e kishin lejuar shqiptarin që të shkonte në shtëpi bashkë me bashkëshorten si zakonisht. Një ditë tjetër, gruaja e tij kishte shkuar tek zyrat e ICE dhe e kishte parë burrin pas hekurave ndërsa priste që ta dëbonin për në Shqipëri.

Familja e tij ishte larguar nga Shqipëria ndërsa ai ishte ende fëmijë. Në vitin 1998, Buta ishte 11-vjeç kur arriti në Shtetet e Bashkuara bashkë me prindërit, emigrantët shqiptarë. Familja Buta aplikoi për azil sapo mbërriti, por kërkesa e tyre ishte hedhur poshtë në vitin 2000. Më pas ishte lëshuar një urdhër dëbimi për familjen shqiptare, megjithëse ata e kishin apeluar vendimin.

Gjatë kësaj kohe, Llukan Buta kishte braktisur shkollën e mesme dhe kishte bërë  punë të ndryshme për të ndihmuar nëna e tij. Kur prindërit e tij u divorcuan dhe babai i tij u largua nga familja, nëna e shqiptarit ishte kujdestarja e vetme për të dhe motrën e tij.

“Nëna ime punonte dy punë për të mbështetur ne të dy,” tha ai për ThinkProgress nëpërmjet telefonit nga Shqipëria. “Nëna punonte shumë që ne të kishim një jetë më të mirë.”

Në vitin 2002, Bordi i Apelimit të Emigracionit nuk pranoi të rrëzonte vendimin e gjyqtarit të azilit, duke lënë në fuqi vendimin për dëbimin e familjes. Pas një sërë përpjekjesh të pasuksesshme për të rihapur rastin e tij, atëherë-18 vjeçari, Buta u përball me mundësinë reale të kthimit në një vend që e njihte vetëm nga fëmijëria.

Një familje e ndarë

Ishte në vitin 2014 që Jozefi dhe Buta u takuan për herë të parë. Siç thotë ajo, ata ishin njohur nga miq të përbashkët në Astoria Park.

“E dija se kishte një urdhër mbikëqyrjeje. Unë nuk e dija se ai gjithashtu kishte një urdhër dëbimi. Isha e inatosur. Isha i mërzitur. Unë jam e zemëruar me atë pasi shumë gjera ai nuk m’i kishte treguar mua”.

Dëbimi ka qenë një barrë e rëndë në Butën. Ai  nuk ishte aty kur erdhi në jetë vajza e tij e dytë Isabella. “Po qaja dhe kam kaluar në depresion. Kam menduar të kryej vetëvrasje”, kujton babai shqiptar.

Por peshën më të rëndë të ndarjes së familje si nga ana ekonomike dhe nga ana emocionale duket se po e kalon Jozefin, e cila vuan edhe nga skleroza e shumëfishtë. Jozefi tashmë po kërkon ndihmë nga shteti pasi gjendja e saj shëndetësore nuk e lejon që të kujdeset për vajzat. Konsulenti ligjor i çiftit, Zachary Slapsys e qun deportin absurd.

“Ata nuk merrnin ndihmë nga shteti kur Buta ishte këtu. Ai punonte në një biznes familjar. Për shkak të mbështetjes së tij financiare dhe praktike për familjen, Jozefi nuk ishte kaq shumë e rënduar. Ajo kishte mundësi të kujdesej për gjendjen e saj shëndetësore. Ata ishin një famije e kompletuar dhe shkonin mirë bashkë”./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews