Ballina Teknologji Facebook do të bashkojë “Chat-et” e Messenger-Instagram-WhatsApp në një shërbim të vetëm

Facebook do të bashkojë “Chat-et” e Messenger-Instagram-WhatsApp në një shërbim të vetëm

Facebook planifikon të bashkojë infrastrukturën e mesazheve të Instagram, Messenger dhe WhatsApp në një shërbim të vetëm, shkruan New York Times.

Secila prej këtyre shërbimeve do të mbetet e pavarur nga tjetra, por Facebook do të krijojë një rrugë të re komunikimi me njerëzit përmes një aplikacioni nëpërmjet 3 rrjeteve sociale të ndryshme.

Kompania është ende në fazat e hershme të punës dhe planifikon të përfundojë atë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020.

Një folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që është “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”.

Zuckerberg nuk ka zgjedhur ta komentojë më gjerë këtë risi pasi është ende herët, shprehet ai.

VIDEO bonus:
Loading...