Ballina Aktualitet Lajme Euroambasadori Zhbogar: Shpresojmë të finalizohet Marrëveshja e Prespës edhe nga Athina, përgjigje...

Euroambasadori Zhbogar: Shpresojmë të finalizohet Marrëveshja e Prespës edhe nga Athina, përgjigje Putinit

Euroambasadori, Samuel Zhbogar shpreson për rezultat pozitiv dhe ratifikim të Marrëveshjes së Prespës nga Athina. Beson se kryeministri grek do ta çojë Marrëveshjen deri në fund. Në intervistën për televizionin “Telma”, euroambasadori vlerëson se Marrëveshja e Prespës është stimul për të gjithë rajonin dhe shembull për Evropën se nëse ekziston lidership i vërtetë, atëherë ekziston zgjidhje për çdo problem.

“Për t’u zgjidhur problemi për të cilin ekzistonte dhe i cili zgjati shumë vite, nevojitet vendosmëri e madhe, përkushtim, nevojitet lidership. Edhe këtë lidership e pamë prej të dyja palëve kur u nënshkrua Marrëveshja vitin e kaluar. Prandaj besoj se kryeministri grek do ta çojë Marrëveshjen deri në fund, siç ishte rasti këtu. Marrëveshja e Prespës është situatë vin-vin për shumë gjëra. Fillimisht e zgjidh problemin midis dy vendeve. E hap rrugën drejt integrimeve euroatlantike për vendin tonë. Është stimul për rajonin tonë se problemet mund të zgjidhen, por gjithashtu edhe leksion për Evropën se ekziston zgjidhje për çdo problem, nëse keni lidership të vërtetë”, thotë Zhbogar.

Lidhur me deklaratën e presidentit rus, Vlladimir Putin se ekziston presion i jashtëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, euroambasadori Zhbogar thotë se presionin e vetëm që e ka parë ka qenë presioni prej qytetarëve se pas kaq shumë vitesh dëshirojnë të shkojnë përpara.

“Unë e pashë presionin se si vjen prej brenda, se përfundimisht po bëhen ndryshime, se po shkoni më afër BE-së, edhe pse ishit të ngujuar me këtë problem. Unë aty e pashë problemin, prej brenda. Ne siguruam vetëm kurajo për liderët e të dyja palëve për të shkuar përpara, duke tentuar të gjejnë zgjidhje. Zgjidhja u gjet vetëm midis dy kryeministrave me ndihmën e ndërmjetësit të KB-së”, theksoi Zhbogar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews