Ballina Bota Erdogan kundër SHBA-së dhe Shqipërisë: Vëlla Maduro, qëndro drejt!

Erdogan kundër SHBA-së dhe Shqipërisë: Vëlla Maduro, qëndro drejt!

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka telefonuar Nicolas Maduro, të cilit i ka thënë: “Vëlla Maduro! Qëndro drejt, ndodhemi pranë jush”.

Pasi kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido shpalli veten si president përkohshëm i vendit, në një postim në llogarinë në Twitter zëdhënësi i Erdogan ka shkruar:

“Presidenti ynë ka telefonuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilët i ka thënë ‘Vëlla Maduro! Qëndro drejt, ndodhemi pranë jush‘. Turqia nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan do të mbajë qëndrimin e saj parimor kundër të gjitha grusht shteteve”.

Guaido shpalli veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas. Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbështet Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Po ashtu Kanadaja dhe vendet e Amerikës jugore si Brazili, Kolumbia dhe Paraguai kanë njoftuar njohjen e Guaidos si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.

VIDEO bonus:
Loading...