Ballina Aktualitet Lajme Ekskluzive: VMRO-DPMNE ka biseda të përgjuara nga qeverisja e Zaevit

Ekskluzive: VMRO-DPMNE ka biseda të përgjuara nga qeverisja e Zaevit

Biseda të reja të përgjuara janë gati për të dalë në dritë për opinionin, mëson portali “Skopje 1” nga burimet e tij të involvuara në këtë proces, tansmeton Tetova News.

VMRO-DPMNE-ja opozitare posedon përgjime ilegale të bisedave telefonike gjatë periudhës pas vitit 2016, mëson “Skopje 1” nga burimet brenda partisë.

Në bisedat e inçizuara gjatë tre viteve të kaluara dëgjohen zërat e politikanëve aktualë, të ministrave dhe funksionarëve. temat janë të ndërlidhura për pazare lidhur me proceset gjyqësore, marrjen e votave nga deputetët, tenderët, por edhe tema të tjera të rëndësishme, transmeton Tetova News.

Këto informacione sonte u konfirmuan edhe nga funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, të cilët shtojnë se çdo ditë kanë marrë dëshmi për punët e palishme të pushtetit dhe janë decid se një ditë do vihen para përgjegjësisë.

LEXO shkrimin e plotë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews