Ballina Argëtim E zë burrin me tjetrën, gruaja iu vërsulet me makinë – kalimtarët...

E zë burrin me tjetrën, gruaja iu vërsulet me makinë – kalimtarët e rastit filmojnë gjithçka (Video)

Në qytetin rus Ufa është filmuar një ngjarje e pazakontë, ndërsa pamjet amatore të publikuara në internet kanë bërë bujë.

E gjitha filloi kur një grua e zuri burrin me tjetrën, dhe nga zemërimi filloi me veturë ta godet veturën e “rivales”, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve okularë, në veturën e gruas së nervozuar ishte edhe një fëmijë që pikërisht për këtë fëmijë burri e luste gruan që të mendojë dy herë, por ajo nuk ndalej.

Nuk dihet se si ka përfunduar kjo dramë familjare, por një gjë është e sigurt që gruaja ka shkatërruar dy vetura – të vetën dhe të “rivales”. E gjitha ndodhi në fshehtësi, pasi rasti nuk është raportuar në polici. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews