Ballina Bota E padëgjuar dhe e paparë: Pesë milionë gra krijojnë kolonën 620 km...

E padëgjuar dhe e paparë: Pesë milionë gra krijojnë kolonën 620 km të gjatë! (VIDEO+FOTO)

Miliona gra në Kerala të Indisë, me duar të kapura, krijuan atë që e quajtën “muri i grave” për të protestuar ndaj vendimit diskriminues të tempullit të Sabarimalës, i cili ndalon hyrjen e vajzave dhe grave nga 10 në 50 vjeç. Tempulli është një nga vendet më të shenjta të Indisë dhe praktika e ndalimit të grave daton qindra vjet më parë, me arsyetimin se çdo grua nën 50 vjeç shihet si “tundim”. Për 15 minuta, gratë formuan një zinxhir njerëzor gati 619 km.

Dy gra, të dyja 40 vjeç, hynë në tempull për herë të parë të mërkurën, pas protestës. Bindu dhe Kanaka Durga hynë në tempull me mbështetjen e policisë. Pas vizitës së tyre, tempulli thuhet se u mbyll për një orë në mënyrë që priftërinjtë të mund të pastronin dhe dezinfektonin hapësirën. Pas vizitës së tyre,protesta shpërtheu më shumë dhe policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Edhe pse në shtator, Gjykata e Lartë e Indisë shfuqizoi ndalimin, konservatorët fetarë dhe partitë në fuqi e kundërshtuan atë duke vijuar protestat e tyre. 4 muajt e fundit ka vazhduar ndalimi i hyrjes së grave në tempull, dhe protesta e fillimit të 2019 konsiderohet një ndër protestat më masive për barazinë gjinorë në Indi./Blitz.al/

Loading...