Ballina Sport E bujshme: Strakosha merr portën e ekipit “big” të Italisë

E bujshme: Strakosha merr portën e ekipit “big” të Italisë

Samir Handanoviç ka qenë numri 1 i Interit prej disa sezonesh tashmë, por portieri slloven i ka kaluar vitet më të mira dhe drejtuesit zikaltër po mendojnë për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas të përditshmes italiane, “Gazzetta Dello Sport”, ky do të jetë sezoni i fundit për portierin 34-vjeçar dhe pasuesi i tij, do të jetë Thomas Strakosha.

Drejtuesit zikaltër janë admirues të portierit kuqezi dhe shumë shpejt, do të nisin punën për të kontaktuar me agjentin e 23-vjeçarit. Por ky transferim shihet si shumë i vështirë, për shkak të kërkesave që ka Lacio.

@tn.lajmelokale
@tetovanews