Ballina Sport Dortmundi nuk di të ndalet, poker golash përballë Hanoverit (VIDEO)

Dortmundi nuk di të ndalet, poker golash përballë Hanoverit (VIDEO)

Borusia e Dortmundit nuk pati aspak probleme për të siguruar trepikëshin e radhës. Verdhezinjtë fituan me një poker golash në shtëpi përballë Hanoverit duke u ngjitur në kuotën e 48 pikëve.

Marokeni Hakimi shënoi një gol shumë të bukur në mesin e pjesës së parë dhe në “Signal Iduna Park” nisi festa. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa Dortmundi nuk u përmbajt në të dytën.

Tre gola brenda shtatë minutash për vendasit. Rojs dyfishoi shifrat në minutën e 60-të pas një asisti të Hakimit duke dyfishuar shifrat.

Gëce shënoi golin e tretë pas dy minutash, pas një asisti të Sanços, i cili zhvilloi një aksion shumë të bukur. Ai dhe kapiteni Rojs kishin që nga 19 janari i vitit 2013 që nuk shënonin të dy në të njëjtë ndeshje.

Festë dhe për Guerreiron që gjeti golin e katërt të Dortmundit, ndërsa miqtë gjetën golin e nderit tre minuta përpara fundit të ndeshjes. Dortmundi u rikthye në sulm dhe shënoi golin e pestë në shtesa me anë të belgut Vitsel.

Borusia vazhdon të kryesojë Bundesligën dhe ka dërguar në nëntë pikë diferencën me Bajernin e Mynihut (pret nesër Shtutgartin).

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e pastër e Leverkuzenit në transfertë përballë Volfsbugut me rezultatin 0-3. Gladbahu bëri detyrën në shtëpi përballë Augsburgut, Mainci siguroi tre pikë të rëndësishme në shtëpi, ndërsa Hofenhejmi fitoi kundër Fraiburgut, duke vazhduar luftën për një vend në katërshen e parë.

Borusia Mynshengladbah 2-0 Augsburg
(Uendt 79’, Herrman 90+3′)

Dortmund 5-1 Hanover
(Hakimi 24’, Rojs 60’, Gëce 63’, Guerreiro 67’, Vitsel 90+1’/ Bakalorz 87′)

Frajburg 2-4 Hofenhaim
(Holer 42’, Niederleshner 77’ / Zhoeliton 19’, Kramariç 59’, 72’, Demirbej 86′)

Mainc 2-1 Nurenberg
(Brozinski (pen) 12’, Kuaizon 73’ / Margreiter 43’)

Volfsburg 0-3 Bajer Leverkusen
(Havertz 44’ (pen), Foland 62’, Brandt 88′)

Loading...