Ballina Argëtim Donte t`u prish “stazën” për rrëshqitje me sajë, fëmijët e katundit zmbrapsin...

Donte t`u prish “stazën” për rrëshqitje me sajë, fëmijët e katundit zmbrapsin buldozerin…me topa bore! (VIDEO)

Fëmijët e Satapetkës së Shkupit i janë gëzuar borës dhe dimrit.

Ata duan të rrëshqasin, të argëtohen, të kënaqen.

Kanë lënë telefonat, kompjuterët, laptopët, iPad-ët…
Rrugica e fshatit është ideale për rrëshqitje me sajë.

Por, papritmas, në cep të rrugës është shfaqur buldozeri, i cili dëshiron të pastrojë rrugicën dhe kështu të prish edhe stazën e tyre për rrëshqitje.

Ata i kundërvihen dhe e zbrapsin me topa bore…Nuk kanë mjete të tjera.

Nuk ka ra sheqeri në ujë, lërini fëmijët të argëtohen! /TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews