Ballina Aktualitet Lajme Deputeti i Besës zbulon “kontrabandimin” çështjes të shtetësisë nga qeveria aktuale

Deputeti i Besës zbulon “kontrabandimin” çështjes të shtetësisë nga qeveria aktuale

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli përmes një postimi ka përshkruar betejën e tyre politike rreth ndryshimeve kushtetuese dhe ndërhyrjen e tyre me amendamente.

Ja postimi i tij i plotë:

Lëvizja BESA përkrahu marrëveshjen e Prespës dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, si parakusht për tejkalimin e dallimeve me fqinjin jugor dhe hapjen e perspektivës së vendit në rrugën euroatlantike. Si rrjedhojë e kësaj përkrahu edhe procesin i ndryshimeve kushtetuese. Unë, si deputet i Lëvizjes BESA gjatë debatit i cili u zhvillua në kuvend në lidhje me ndryshimet kushtetuese, qartë jam deklaruar se jemi PRO ndryshimit të emrit të vendit, por edhe kemi parashtruar edhe qëndrimet dhe pozicionet e Lëvizjes BESA rreth çështjeve të cilët i tangojnë shqiptarët që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë,por edhe më herët.

Fokusi i debatit tonë ka qenë kryesisht rreth çështjes së preambulës, barazisë së plotë të gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe diasporës.Por në fazën finale qeveria (LSDM,BDI,PDSH),në vend që të reflektojë ndaj këtyre kërkesave reale të Lëvizjes BESA, ajo e kontrabandoi propozimin e saj për shtetësi përmes Ligjit për zbatimin e Kushtetutës dhe me këtë dha një porosi negative rreth qëllimeve të fshehta të saj që të rrumbulakësojë konceptin e ndërtimit monoetnik të shtetit, ku shqiptarët do të trajtohen si maqedonas në përkufizimin e shtetësisë. Si rezultat i gjithë kësaj Lëvizja BESA propozoi amandamente rreth çështjes së preambulës, barazisë së gjuhëve, diasporës dhe në Ligjin Kushtetues çështjen e shtetësisë. Mbetemi me shpresë se këto propozime reale të Lëvizjes BESA do të gjejnë mbështetjen e qeverisë dhe shumicës parlamentare dhe me këto ndryshime do të hapim rrugën e ndërtimit të një shteti multietnik me harmoni ndëretnike si parakusht për rrugëtim të sigurt drejt antarësimit në NATO dhe BE.

@tn.lajmelokale
@tetovanews