Ballina Bota DEMOGRAFI – Japonia përjeton ulje alarmante të lindshmërisë që nga 1899-a

DEMOGRAFI – Japonia përjeton ulje alarmante të lindshmërisë që nga 1899-a

Numri i bebeve në Japoni ka rënë në nivelin më të ulët në gati 120 vjet, raporton Ministria japoneze e Shëndetësisë, mbi vlerësimet më të fundit të lindjeve, nga janari deri në tetor, që është në kuotën 921 mijë.

”Kjo kuotë përkon me 25 mijë fëmijë më pak se një vit më parë dhe më e ulëta që nga viti 1899. Gjatë 30 viteve të fundit, shkalla e lindjeve ka rënë me një mesatare prej 30%, ndërsa numri i vdekjeve të këtij viti arriti maksimumin që nga pas lufta, një rezultat që kontribuon në pakësimin e popullsisë prej 448 000 personash”, tha kjo ministri.

Ministria ka bërë me dije se strukturat tradicionale të familjes dhe stili i jetës së njerëzve në përgjithësi, kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë 30 viteve të fundit, dinamikë që shpjegon rënien e pandalshme në normat e lindjes dhe një popullsi në plakje.

Viti 2018 konfirmohet si i treti radhazi në Japoni, ku lindjet ishin më pak se një milion njësi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews