Ballina Bota Danimarka vendi më i pakorruptuar në botë për vitin 2018

Danimarka vendi më i pakorruptuar në botë për vitin 2018

Somalia është vendi më i korruptuar në botë, kurse Danimarka me korrupsionin më të ulët.

‘Transparency International’ theksoi se Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara në Indeksin e tyre të perceptimit të korrupsionit për vitin 2018, renditet mjaft poshtë.

Amerika e udhëhequr nga Donald Trump, humbi katër pikë dhe u rendit në vendet e 20-ta më të korruptuara për herë të parë që nga viti 2011, ndërsa politika e Hungarisë mori më shumë sugjerime autokratike, sipas studiuesve.

“Një rënie prej katër pikëve në pikët e CPI-së është një flamur i kuq dhe vjen në një kohë kur SHBA po përjeton kërcënime ndaj sistemit të kontrollit dhe balancimit të saj, si dhe një erozioni të normave etike në nivelet më të larta të pushtetit”, thuhet në organizatën me bazë në Berlin.

Vendet që kryesojnë listën e më të pastërve sa i përket korrupsionit, janë: Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra.

Kurse nga vendet më famëkeqe për korrupsion janë: Somalia, Sudani jugor, Jemeni, Koreja veriore, Sudani, Guinea Bisau, Ginea Ekuatoriale, Afganistani dhe Libia.

Zoe Reiter, përfaqësues i ngarkuar për mbikëqyrjen e SHBA-së, tha se ata kishin shqetësime serioze rreth administratës së Trump-it, por që korrupsioni kishte qenë një problem në rritje për vite me radhë.

Danimarka udhëheq listën si vendi më pak i korruptuar, me një rezultat prej 88, pasuar nga vendet e tjera.

Llogaritjes pas Danimarkës, Zelandës së Re, Finldanës, Singaporit, Suedisë, Zvicrës i bashkëngjiten edhe Norvegjia, Holanda, Kanada, Luksenburgu, Gjermania dhe Britani. Që nga viti 2012, vetëm 20 vende kishin përmirësuar ndjeshëm rezultatet e tyre duke përfshirë Argjentinën dhe Bregun e Fildishtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews