Ballina Teknologji “Çmendet” FaceTime, njerëzit të shohin e të dëgjojnë pa pranuar thirrjen

“Çmendet” FaceTime, njerëzit të shohin e të dëgjojnë pa pranuar thirrjen

Apple po haset me një problem serioz sigurie, pasi një problem i softuerit lejon përdoruesit të versionit të fundit të iOS 12.1, që teksa bëjnë telefonata audio–video në FaceTime të kenë mundësi të dëgjojnë ose të shohin personin që po telefonojnë, pa qenë nevoja që ai të pranojë telefonatën.

Sipas CNN ky problem u vu re nga përdoruesit të cilët kanë mundësi të dëgjojnë e shohin personin tjetër dhe nëse ky i fundit nuk ka pranuar telefonatën. Ndërkaq në ekran nuk jepet asnjë shenjë, dhe ti as nuk e kupton që je “nën vëzhgim”.

Edhe pse problemi u bë i njohur fillimisht nga përdoruesit, pëfaqësues të kompanisë, u shprehën se ishin në dijeni të këtij problemi dhe po bënin gjithçka për ta zgjidhur sa më shpejt.

Ndërkohë momentalisht e vetmja mënyrë “për të shpëtuar” mbetet çaktivizimi i FaceTime./E.M

@tn.lajmelokale
@tetovanews