Ballina Aktualitet Reportazhe Çifti spanjoll vjen për të shijuar bukurinë shqiptare, por ngec në dëborë...

Çifti spanjoll vjen për të shijuar bukurinë shqiptare, por ngec në dëborë (Video)

Një çift të rinjsh kanë ardhur nga Spanja për të shijuar alpet e veriut të Shqipërisë, por kanë ngecur në mes të borës.

Turistët spanjollë ishin nisur drejt Thethit por kanë mbetur në mes të rrugës.

Duke bërë një paralelizëm me Spanjën ata kanë një apel për autoritetet për të liruar rrugët përndryshe është e pamundur që turistët të vijnë dhe të shohin mrekullitë.

“Këtu është e rëndësishme që qeveria të hapë rrugët përndryshe turistët nuk mund të shohin këtë mrekulli. Përndryshe është e pamundur të flitet për turistët”, thonë ata.

Ndërsa gruaja thotë se në raste të tilla, për të pastruar rrugën vjen qeveria, ushtria, dhe ka shumë informacion në televizion, por kurrë nuk lejojnë rrugët në gjendje të tillë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews