Ballina Kuriozitete Çfarë pritet të ndodhë në Tokë në 100 vitet e ardhshme

Çfarë pritet të ndodhë në Tokë në 100 vitet e ardhshme

Çfarë pritet të ndodhë në Tokë në 100 vitet e ardhshme?

Qytetet fantazmë nënujore

Dekadat e fundit, studiuesit kanë prashikuar një rritje të nivelit të detrave, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole. Studimet parashikojnë që niveli i detit do të rritet 2 metra gjatë 100 viteve të ardhshme. Efektet e një rritjeje të tillë, do të ishin mjaft katastrofike. 44 për qind e popullsisë së botës banon në qytetet bregdetare, dhe nivelet më të larta të detit do të detyronin shumë njerëz të lëviznin diku tjetër. Qytetet e vogla bregdetare, nuk do të kishin asnjë mjet për të mbrojtur veten duke u shndërruar kështu në qytete fantazmë.

Zhdukjet e kafshëve

Lui Fihojos, regjisor i “National Geographic” dhe producent i dokumentarit “The Cove”, ka deklarur kohët e fundit se në 100 vitet e ardhshme mund të shohim zhdukjen e gjysmës së popullatës së kafshëve në Tokë. Ai ka cituar shumë arsye, nga ndryshimet klimatike dhe shkatërrimi i habitateve, deri tek gjuetia dhe konsumi i tepërt.

Makina elektrike autonome

Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë ​​nuk do të ekzistojnë më. Ndërkohë studiuesit shtojnë se automjetet autonome do të dominojnë gjithashtu shoqërinë. Ekonomisti i Universitetit të Stenfordit, Toni Seba, thotë se deri në vitin 2030, 95 për qind e udhëtarëve do të përdorin automjete që drejtohen vetë.

Bota e robotëve

Rej Kurcveil, drejtor i inxhinierisë në Google, deklaroi kohët e fundit se rritja eksponenciale e teknologjisë dhe robotikës, do të mbërrijë kulmin me një platformë mbarëbotërore në sistemet tona ekonomike brenda 100 viteve të ardhshme, dhe ndoshta edhe më shpejt. Nëse dikush sheh prirjet e hulumtuara nga Google dhe korporatat e tjera të teknologjisë së lartë, atëherë mund të shihni se deri në vitin 2085, robotët do të përbëjnë gati 70 miliardë dollarë të tregut global, me pjesën më të madhe të robotëve që përdoren gjerësisht në ushtri, industri, tregti dhe punët vetjake në shtëpi./E.M

Loading...