Ballina Bota Çfarë po ndodh në SHBA/ 800 mijë punëtorë pa rroga nga mbyllja...

Çfarë po ndodh në SHBA/ 800 mijë punëtorë pa rroga nga mbyllja e qeverisë

Janë bërë plotë një muaj nga mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, që shënon edhe mbylljen më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që nga 22 dhjetori i 2018, 800.000 punëtorë federalë janë pa rroga, dhe nga këta 420.000 detyrohen të dalin në punë pa u paguar, ndërsa 380.000 të tjerë qëndrojnë në shtëpi.

Plani i zgjidhjes së kësaj situate duket i largët, pasi Presidenti Trump nuk tërhiqet nga ngritja e murit me Meksikës dhe ka kërkuar 5 miliardë dollarë nga senati, ndërsa demokratët kanë refuzuar të japin lekë për këtë gjë.

Mbyllja e qeverisë ka prekur puëntorët e NASA-s, Departamentit të Tregtisë, Departamentit të Shtetit, Departamentit për Siguri Kombëtare, Drejtësisë dhe Bujqësisë.

në se do të ketë demokratë të opozitës që ta miratojnë projektligjin, për të patur votat e nevojshme për kalimin e tij.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë vendosi të martën që të mos nxitohet në marrjen e një vendimi të menjëhershëm mbi një kërkesë të administratës Trump, për t’i dhënë fund programit të nisur nga ish Presidenti Barack Obama, për mbrojtjen nga deportimi të rreth 700 mijë personave të sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, duke i lejuar ata të qëndrojnë në vend në mënyrë të papërcaktuar./ I.M-Dritare.net

Loading...