Ballina Aktualitet Opinione Çfarë fshihet pas goditjes së Gent Cakës, nga Ilir Meta?

Çfarë fshihet pas goditjes së Gent Cakës, nga Ilir Meta?

Nga Alfred Peza

Mosdekretimi nga ana e Presidentit, i Gent Cakës si ministër i Punëve të Jashtme, nuk ka asnjë shkak Kushtetues. Ai është thjeshtë njeriu i duhur, në vendin dhe kohën e gabuar.

Gent Caka është një sebep i madh, emri i të cilit nuk ka asnjë lidhje, me “argumentat” e Ilir Metës për të mos e dekretuar atë.

Ilir Meta thotë se Cakaj s’ka përvojë; ka qëndrime të ndryshme me Qeverinë; ka bërë deklarata të rrezikshme dhe destabilizuese në media.

Si mund ti besosh Presidentit kur thotë se Caka ka mungesë përvoje, ndërkohë që vetë ka qenë Kryeministër në moshën 29 vjeçare?!

Si mund ti besoh Presidentit që paska parë tek Caka qëndrime të ndryshme me qeverinë, të cilat vetë Kryeministri që e propozon, nuk i paska parë?!

Si mund ti besosh Presidentit se Caka paska bërë deklaratat të rrezikshme e destabilizuese dhe ai nuk qenka shqetësuar fare në kohën që janë bërë dhe u kujtua për to, vetëm sot kur do refuzonte firmën mbi dekretin për të?

Si është e mundur që ky veprim i Presidentit është i harmonizuar me bllokimin me dhunë të disa fakulteteve nga militantët e ish partisë së tij e të PD dhe me deklaratën e opozitës për bojkotimin sërish të Parlamentit?

E vërteta e thjeshtë është se Gent Caka është viktima e lojës politike të opozitës. Ambasadori i BE tha sot se tani që po ngrihet SPAK, presim hetime dhe dëmime politikanësh.

Ky është shkaku. Pas Sandër Lleshit, Gent Caka është thjeshtë sebepi i radhës!

@tn.lajmelokale
@tetovanews