Ballina Aktualitet Lajme Bujar Osmani: ASH-ja dhe BESA, s’duhet të rrezikojnë ndryshimet kushtutese (VIDEO)

Bujar Osmani: ASH-ja dhe BESA, s’duhet të rrezikojnë ndryshimet kushtutese (VIDEO)

Duke folur për amendamentet e ASH-së dhe Lëvizjes Besa që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka deklaruar se opozita shqiptare në mungesë të eksperiencës po krijon perceptim të gabuar për vete, shkruan Gazeta Lajm. Sipas tij, aktualisht nuk ka shërbim më të keq që mund t’i bëhet shqiptarëve se sa të krijohet bindje se ata pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Nuk ka interes më të madh për shqiptarët se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE” tha Osmani. Ai beson se procesi për ndryshimet kushtetuese do të rrumbullaksohet me sukses ndonëse, sipas tij, akoma ekzistojnë faktorë që po punojnë për dështimin e këtij procesi të rëndësishëm për Maqedoninë.

“Ka dyshime për një dorë të fshehur i cili tenton ta kompromitojë procesin në ditët e fundit të saj, unë nuk them se partitë politike shqiptare janë pjesë e kësaj dorë të fshehur por ndonjëher nga mos gjetja dhe mos pasja e eksperiencës së mjaftueshme në procese të tilla të ndërlikuara mund të krijoni një percepcion të tillë sherbimin më të keq që mund të ja bëni shqiptarëve në këtë moment para botës është të prezentoheni se shqiptarët janë ata të cilët e pengojnë antarësimin e vendit tnë Nato. Nuk ka interes më të madh kobëtar, shqiptar se sa integrimi i Maqedonisë në NATO. Nuk është ky vetëm interes i vendit por i gjithë shqiptarëve në rajon” u shpreh Osmani.

https://youtu.be/6Dhx_rP6vYE

@tn.lajmelokale
@tetovanews