Ballina Aktualitet Lajme Bilall Kasami nga Parlamenti i Malit të Zi: Shqiptarët faktor stabiliteti në...

Bilall Kasami nga Parlamenti i Malit të Zi: Shqiptarët faktor stabiliteti në rajon (VIDEO+FOTO)

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, kryetari i Lëvizjes Besa, Dr.Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi vizituan Parlamentin e Malit të Zi, ku u pritën nga nënkryetari i Parlamentit z.Genc Nimanbegu.

Takimi në këtë institucion ishte në kuadër të vizitave që kryetari Kasami i bën me faktorin politik shqiptar në rajon, për koordimim dhe shkëmbim të eksperiencave politike.

Takimi u zhvillua në frymë vëllazërore dhe u ra dakord që eksperiencat e Malit të Zi, si anëtar i NATO-s t`i shërbejnë politikave të Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët në Mal të Zi me votën e tyre e shkëputën Malin e Zi nga kthetrat e Serbisë dhe ia hapën rrugën euroatlantike, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ishin vendimtar në shkëputjen nga influenca ruse tha Bilall Kasami. Bashkëpunimi në sferën e politikës, të arsimit, kulturës, turizmit, integrimeve, fondeve europiane do jenë prioritet i bashkëpunimit mes faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi.

Genc Nimanbegu si nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi e përgëzoi z.Bilall Kasamin për rolin vendimtar për aprovimin e Marrëveshja së Prespës në Kuvendin e Maqedonisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews