Ballina Bota Bien çmimet e qirasë së banesave në Zvicër

Bien çmimet e qirasë së banesave në Zvicër

Çmimet e banesave me qira në Zvicër shënuan rënie në muajin dhjetor me 0.6 për qind, në krahasim me muajin paraprak, siç është bërë e ditur nga të dhënat e publikuar nga “Swiss Real Estate” dhe nga ImmoScout24, përcjell albinfo.ch.

Në përgjithësi, normat e banesave me qira në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar rënie me një gjysmë për qind.

Megjithatë, zhvillimi tregoi dallime të theksuara në vende të ndryshme të Zvicrës. Banesat me qira u rriten me 0.7 për qind gjatë vitit të kaluar në zonën e Cyrihut, ndërsa rajoni Liqeni i Gjenevës (-1.4 për qind) dhe Ticino kanë (-1.3 për qind). Në Zvicër qendrore, nga ana tjetër, çmimet u rritën me 2.3 për qind.

Në të kundërtën, çmimet për shtëpitë familjare u rriten vitin e kaluar me 2.6 për qind dhe kjo, pavarësisht rënies së ndjeshme në dhjetor me 1.8 për qind. Për një metër katror të një shtëpie ishin të nevojshme rreth 6’155 franga zvicerane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews