Ballina Aktualitet Lajme Bejli përshëndet ndryshimet kushtetuese

Bejli përshëndet ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrit që kaloi sot në parlament e përshëndeti edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli, transmeton koha.mk

“Sot Maqedonia solli vendim historik. Parlamenti i juaj votoi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë të nevojshme për implementimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Shtetet e Bashkuara ka përshëndetur vendimin e përfaqësuesve tuaj të zgjedhur. Kur porcesi të përfundojë me ratifikimin nga ana e Greqisë, kjo marrëveshje do të zgjidhë përfundimisht kontestin me emrin që aq gjatë ka penguar qytetarët e Maqedonisë të realizojnë qëllimet e tyre për anëtarsim në NATO dhe BE.

Përshëndes liderët e juaj në Qeveri dhe në Parlament për vizionin, guximin dhe gatishmërinë për gjetjen e zgjidhjes dhe vendosjen e interesave afatgjate strategjike të Maqedonisë në rend të parë. Me padurim presim t’i dëshirojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut mirëseardhje si anëtare e 30-të e NATO-s dhe të vazhdojmë partneritetin tonë të fuqishëm me ju në avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në gjithë rajonin”, është shprehur Ambasadori Bejli. (koha,mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews