Ballina Aktualitet Rajoni Banorët e fshatit organizohen të gjithë dhe hapin me lopata 3 km...

Banorët e fshatit organizohen të gjithë dhe hapin me lopata 3 km rrugë (VIDEO+FOTO)

Banorët e fshatrave Dipjakë dhe Shumbat duke hapur me lopata rrugët e fshatrave të tyre , duke treguar me zë dhe figurë mashtrimin e Bashkisë se gjoja ka hapur rrugët.

Të izoluar prej një jave banorët e Shumbatit janë detyruar të organizohen të gjithë me lopata të hapin 3 km rrugë për rastet e emergjencave shëndetësore.

Fadroma e klientëve të Bashkisë ka hyrë dhe ka hapur vetëm disa dhjetra metra dhe është kthyer. E njëjtë edhe për fshatin Dipjakë ku ka kaluar dhe është kthyer në mes ,por rruga është sërish e pakalueshme. Ndërsa në fshatrat e tjera nuk ka shkuar fare.

Një kafe me ta duke dëgjuar hallet dhe problematikat me të cilat përballen ato këto ditë izolimi.

Banorët e fshatit Shumbat organizohen të gjithë dhe hapin me lopata 3 km rrugë për të nxjerrë mjetet nga fshati pasi siç thonë vetë kanë pasur disa raste me të sëmurë. Edhe pse raportohet se është hapur , banorët tregojnë se fadroma është futur disa dhjetra metra dhe është kthyer. Ne pamë nga afër banorët duke shtyrë furgonin për ta nxjerrë në rrugën nacionale.

https://youtu.be/5MIs4qHkmHA

@tn.lajmelokale
@tetovanews