Ballina Top Lajm Avioni me futbollistin e zhdukur, policia dorëzohet në kërkimet e saj

Avioni me futbollistin e zhdukur, policia dorëzohet në kërkimet e saj

Policia britanike është dorëzuar në kërkimet për gjetjen e avionit ku udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala.

Pas 72 orësh kërkime, nuk ka asnjë gjurmë nga avioni i zhdukur.

Po kështu janë shuar edhe shpresat për të gjetur të mbijetuar nga ajo që tashmë mund të quhet konsumimi i një tragjedie ajrore.

“Daily Mail” thotë se kërkimet që nisën ditën e hënë dhe vazhduan deri në mesditën e sotme do të ndërpriten.

Sala po udhëtonte nga Franca për në Kardif, ku do ti bashkohej ekipit të ri pas largimit nga ekipi i Nantës.

Policia e Guernsey me siguri pas këtij njoftimi do të pezullojë çdo kërkim, ndërsa Emiliano Sala do të shpallet një person i zhdukur deri në gjetjen e trupit.

VIDEO bonus:
Loading...