Ballina Kronika Arrestimi i “tmerrit” të Raguzës, publikohet videoja e vjedhjeve

Arrestimi i “tmerrit” të Raguzës, publikohet videoja e vjedhjeve

Disa ditë më parë mediat italiane raportuan arrestimin e një shqiptari, të cilësuar si shumë të rrezikshëm. Ai akuzohej për vjedhje dyqanesh apo shtëpish dhe kryesisht vepronte i vetëm gjatë natës me skuter. Nga mediat italiane është cilësuar si një hajdut serial.

Bëhet fjalë për shtetasin Arxhens Zykollari, 20 vjeç, i lindur në Shqipëri. Agjentët e kanë identifikuar atë 5 ditë më parë në sajë të gjurmëve të gishtave të lënë në një nga vendet e vjedhjes. Hetimet gjithashtu shfrytëzuan imazhet e kamerave CCTV të montuara nga tregtarët para dyqaneve të tyre. Gazeta Shqip ka mundur që të sigurojë videon e shqiptarit, teksa kryen vjedhjen e radhës. Zykollari ka vjedhur mallra me vlerë mbi 40 mijë euro, që nisin nga biçikletat profesionale, televizorët, telefonat, tabletat, kompjuterët e deri tek karburanti i makinave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews