Ballina Diaspora Arratisen nga qelia në Greqi dy shqiptarë

Arratisen nga qelia në Greqi dy shqiptarë

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalo në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Të dënuarit Elvis K. dhe Leonard P. u arratisen nga qelia e tyre. Gjithçka është zbuluar vetëm mëngjesin e së mërkurës, pasi gardianët panë që shqiptarët nuk ishin në vendin e tyre të vuajtjes së dënimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u pa që shqiptarët kishin prerë hekurat e dritares së qelisë dhe ishin larguar me litar në errësirë.

Mediat greke shkruajnë se policia është vënë menjëherë në alarm dhe ka organizuar punën për kapjen e tyre.

Ndërkohë ka nisur edhe një hetim i brendshëm nëse gardianët kanë zbatuar procedurat, apo nëse të arratisurit kanë pasur bashkëpunëtorë të brendshëm./tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews