Ballina Argëtim Ariana Grande thyen rekordin e radhës

Ariana Grande thyen rekordin e radhës

Ariana Grande ka thyer një tjetër rekord në karrierën e saj muzikore. Këngëtarja e njohur, më anë të këngës së saj të rë “7 rings” ka arritur që këtë javë të shesë më shumë se 100,000 kopje, rekord që mbahej më parë që në qershor të vitit 2017.

Kënga vjen si pasuese e suksesit të saj me hitin “Thank You, Next”, ku Grande arriti të ngjitet në majë të klasifikimeve amerikane. Videoklipi i ri është i gjithi me nuancat rozë dhe është frymëzuar nga një vizitë e këngëtares në dyqain e famshëm të bizhuterve Tiffany, ku ajo bleu për vetën dhe shoqen e saj unaza identike me diamantë.

Gjithashtu së shpejti pritet të vijë dhe albumi i ri, ku tashmë është zbuluar edhe playlista. Në të pritet të përfshihen këngë si: “NASA”, “ghostin’”, “Imagine” etj. Albumi pritet të dalë në treg më 8 shkurt./KlanPlus/

@tn.lajmelokale
@tetovanews