Ballina Aktualitet Lajme “Antikorrupsioni”, Grubi dhe Zekiri nuk votojnë kandidatin shqiptar nga opozita (VIDEO)

“Antikorrupsioni”, Grubi dhe Zekiri nuk votojnë kandidatin shqiptar nga opozita (VIDEO)

Zgjidhen shtatë emrat që do të selektojnë anëtarët dhe kryetarin e Komisionit Anti-Korrupsion. Sabina Fakiq dhe Besim Nebiu u propozuan nga Qeveria, Dragi Celevski nga Avokati i Popullit, Artan Grubi dhe Muhamet Zekiri nga shumica parlamentare, ndërsa Zoran Iliovski dhe Vlladanka Aviroviq nga opozita. Propozimi i deputetit të Besës Fadil Zendeli, që Syrija Rashidi të përfaqësojë opozitën shqiptare në këtë Komision Selektiv, nuk mori përkrahjen e deputetëve shqiptarë. Në vend të Rashidid, Grubi dhe Zekiri votuan për Vlladanka Aviroviq.

Propozimin që Syrjah Rashidi të bëhet anëtarë në Komisionin për Selektim, e vendos në votim. Ju lutem kush është “PËR”. Një, dy, tre, katër. Kush është kundër. Një, dy, ju lutem edhe këtu, 5 nga LSDM dhe nga BDI, pra gjashtë. Mirë. Propozimin që Vlladanka Aviroviq të bëhet anëtare e Komisionit për Selektim e vendos në votim. Ju lutem kush është “PËR”? Një, dy, tre… pesë, tetë edhe një, nëntë. Konstatoj se kolegu Syrjah Rashidi mori katër vota ndërsa kolegia Vlladanka Aviroviq mori nëntë vota.

I revoltuar nga ky votim, deputeti i Besës Fadil Zendeli akuzoi shumicën se nuk po bëjnë mjaftueshëm për luftimin e korrupsionit.

Është skandaloze sepse edhe zotri Artan Grubi edhe përfaqësuesit e LSDM-së të gjithë ishin pro një kandidate e cila vinte nga grupi i pavarur, nuk qëndron problemi aty sa është çështja se bëhet fjalë për grup i cili gjithë e dimë se janë persona të amnistuar dhe që kanë problem me sistemin e drejtësisë. 02-36 Me këtë ishte një porosi e qartë edhe e BDI-së edhe e LSDM-së se ata nuk kanë ndërmend ta luftojnë korrupsionin brenda vendit. Kishim mundësi që ndoshta përherë të parë në këtë Komision për intervistimin e kandidatëve mund të kishim edhe shumicën përfaqësues shqiptarë, por fatkeqësisht nga ajo që edhe ju ishit dëshmitarë, deputetët shqiptarë e pamundësuan këtë – deklaroi Fadil Zendeli, deputet i BESËS.

I pyetur për votën pro Aviroviqit, deputeti i BDI-së Artan Grubi tha se Aleancës për Shqiptarët nuk i takonte përfaqësues sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Ndarja u bë në mënyrë proporcionale, e në koordinim paraprak mes grupeve parlamentare dhe grupet më të mëdha parlamentare nominuan nga një përfaqësues, ndërsa ASH-ja nuk ka mjaftueshëm deputet e as grup parlamentar dhe rrjedhimisht nuk i takon të ketë përfaqësues – u shpreh Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Komisioni i përzgjedhjes më së voni deri më 1 shkurt duhet t’i kontrollojë aplikacionet e kandidatëve, nëse i plotësojnë kushtet e shpalljes dhe ta publikojnë listën. Pas kësaj, në afat prej 5 ditëve, ose deri më 8 shkurt, duhet të caktohet një intervistë e kandidatëve që i plotësojnë kushtet, që do të transmetohet në kanalin Parlamentar. Pasi të përfundojnë të gjitha intervistat, brenda tri ditëve ose më 13 shkurt, komisioni i përzgjedhjes përpilon një listë të vetme të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit, i cili dy ditë më vonë, ose deri më 15 shkurt do ta paraqesë atë në Kuvend. Nëse Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në afatin e paraparë nuk e përcakton listën e vetme të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit, atëherë Kuvendi do të diskutojë dhe do të votojë individualisht për secilin nga kandidatët që i plotëson kushtet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews