Ballina Aktualitet Lajme Aleanca për Shqiptarët pjesë kyçe e procesit të integrimit për NATO dhe...

Aleanca për Shqiptarët pjesë kyçe e procesit të integrimit për NATO dhe BE!

Si një forcë e vendosur pro-evropiane, Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e Ndryshimeve Kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me Marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit.

ASH në mënyrë aktive këtë proces që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 12 qershor 2018, duke siguruar njëkohësisht që shqetësimet kryesore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë të adresohen gjatë amandamentimit të Kushtetutës.

Si opozitë konstruktive, ne kemi siguruar që fryma e Kushtetutës të promovojë barazinë e plotë midis të gjitha komuniteteve në vend, duke mbrojtur në të njejtën identitetin e shqiptarëve në dispozitat që lidhen me preaumbullën e shtetit dhe me cështjen e shtetësisë.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu në kuadër të ndryshimeve kushtetuese arrti të bëj ndryshim në Ligjin Kushtetues me çrast edhe juridikisht Maqedonia Veriore kufizohet me Republikën e Kosovës.

Gjithashtu presim përfundimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga fqinjët tanë grekë, i bëjmë thirrje Kryeministrit Zaev që të reflektojë mbi detyrën historike para nesh. Periudha e faljes së qeverisë së tij ka mbaruar sot.

Përkrahësit tanë ndërkombëtarë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë investuar burime të papara për të siguruar që Republika e Maqedonisë të ankorohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, larg nga Rusia dhe ndikimet e tjera lindore, koha e lavdatave ka mbaruar sot. E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët tanë që kanë toleruar për tepër shumë kohë korrupsionin dhe varfërinë për hir të një kauze më të madhe.

Duke filluar që nesër, vendi ynë ka më pak se pesë muaj përpara Këshillit Europian të qershorit 2019, për të inicuar dhe zbatuar reforma gjithëpërfshirëse për të rivendosur sundimin e ligjit, luftuar me të vërtetë të korruptuarit, siguruar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të depolitizuar administratën publike.

Çdo dështim për të arritur rezultate domethënëse dhe konkrete në prioritetet e mësipërme do t’u japë argumente të forta vendeve anëtare të BE-së skeptike ndaj zgjerimit që edhe një herë të shtyejnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për vendin tonë, pas zgjedhjeve evropiane të cilat pritet të forcojnë forcat euro-skeptike dhe anti-imigracion në të gjithë kontinentin.

Për më tepër, tani që Marrëveshja e Prespës është prapa nesh, qytetarët tanë nuk do të tolerojnë më retorikë boshe për reforma. Ata duan vende punë, rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe kthim të shpresës, në mënyrë që mërgimi të mos jetë më perspektiva e vetme që u ofrohet atyre.

Megjithatë, është e qartë se një qeveri e cila është e bazuar në gjysmën e regjimit të Gruevskit dhe ku një sërë ministrash ose janë në hetime për afera korruptive ose kanë qenë të përfshirë në konflikte interesi dhe abuzime me fondet shtetërore nuk mund të avancojë një agjendë të tillë.

Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Maqedonia tani ka nevojë për zgjedhje të reja për të siguruar një qeveri që e ka legjitimitetin dhe guximin për të ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të vendit në një frymë vërtet evropiane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews