Ballina Aktualitet Shqipëri Akuzat për ABI Bank/ Rama-Berishës: Ti familjes sime i ha atë që...

Akuzat për ABI Bank/ Rama-Berishës: Ti familjes sime i ha atë që ….

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka bërë një pyetje kryeministrit Rama, nëse ka lidhje bashkëshortja e tij me aksione në Abi Bank.

Kryeministri Rama i është përgjigjur se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë akuzë, pasi në kundërt nuk do ta kishin lënë të shkonte në Amerikë.

“Saliu e lidhi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten. ABI Bank është bankë që monitorohet dretëpërdrejt nga Enti Rregullator i Monitorimit të Bankave në Amerikë dhe nuk do të më lejonin të kalojë oqeanin.”

Më pas Rama i ka bërë një pyetje Berishës

“Ti me dash e kalon dot oqeanin Sali. Po të isha unë ai që ju thoni ju, nuk do ta kaloja dot oqenian, jo më të flisja me Shtëpinë e Bardhë dhe ta kërkonin ata në telefon”.

Por debati midis Ramës ka degjeneruar në fjalor.

Rama e ka cilësuar Berishën si një njeri pa moral, që merret me gratë dhe familjet e tjerëve.

Rama u dëgjua ti thotë Berishës: Ti familjes sime i ha atë.

Ndërsa Berisha e ka cilësuar Ramën si një të degjenuar që u merr gratë shokëve.

“Ti je fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti shet çdo moral mor horr. Ti je fundërrinë njerëzore. Njeriu që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews