Ballina Kronika Aksion i uniformave blu në Tetovë dhe Gostivar: 26 femra përfundojnë në...

Aksion i uniformave blu në Tetovë dhe Gostivar: 26 femra përfundojnë në birucë

Në periudhën prej ora 22 të natës së mbrëmshme deri në ora 4 të mëngjesit gjatë një kontrolli policor janë arrestuar 26 femra të moshës prej 20 deri në 46 vjet në pesë objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar, transmeton koha.mk

Siç kanë informuar nga MPB, gjatë kontrollit në objektet hotelerike janë hasur 39 femra, prej të cilave 13 nga Maqedonia, ndërsa 26 kanë qenë shtetase të huaja. 11 prej tyre ishin shtetase te Serbisë, nëntë të Shqipërisë, katër nga Bullgaria dhe nga një prej Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës.

Aksionin policor kanë realizuar nëpunësit policor pranë Sektorit të punëve të brendshme Tetovë dhe shumë njësi policore pranë MPB, si dhe inspektorë të DAP, të punës dhe të tregut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews