Ballina Aktualitet Lajme Aksident në Bërvenicë të Tetovës, humb jetën një person nga Sellarca e...

Aksident në Bërvenicë të Tetovës, humb jetën një person nga Sellarca e Poshtme

Viti i Ri 2019 ka nisur me një aksident fatal në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë, ku ka humbur jetën një banor i fshatit Sellarcë e Poshtme të Tetovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20. Një makinë e tipit BMW ka përplasur personin e pafat dhe tashmë të ndjerë.

Komandanti i zjarrfiksëve, Uka Aliti për TetovaSot ka theksuar se aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 20, ndërsa fatale ka qenë për këmbësorin e kombësisë maqedone i cili është goditur nga një makinë e tipit BMW.

Grupi hetimor ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews