Ballina Kronika Aksident i rëndë: Tetovari bie nga ura

Aksident i rëndë: Tetovari bie nga ura

45-vjeçari nga Tetova ka pësuar dëmtime të rënda pasi ka ra nga ura, nga një lartësi prej 5 metrash, informon Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Tetova News.

Fatkeqësia ka ndodhur të enjten, rreth orës 13, kur u bë kallëzimi se gjatë procesit të punëve ndërtimore në urën e Grykës së Drenovës (Дреновска клисура), personi me inicialet N.M. nga Tetova ra nga ura dhe pësoi dëmtime të rënda trupore.

Pas ndihmës mjekësore, punëtori fatkeq është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarcit.
Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendin e fatkeqësisë./TetovaNews

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews