Gjenetika mund të luajë një rol më të rëndësishëm sesa studiuesit e kishin menduar më parë, në aftësinë për të luftuar sëmundjet.
Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Queensland në Australi përqendrohet në reagimin e sistemit imunitar kur trupi është i ekspozuar ndaj viruseve të ndryshme dhe patogjenëve të tjerë.
Faktorët gjenetikë luajnë një rol kyç në mënyrë efektive dhe efikase në të cilën trupi prodhon dhe shpërndan këto molekula që luftojnë sëmundjen.
Studiuesit australianë analizuan mostrat e gjakut nga 1,835 binjakët dhe ato të mijëra vëllezërve të tyre. Ekipi shqyrtoi reagimin imun ndaj gjashtë viruseve të zakonshme të njeriut, duke përfshirë edhe virusin herpes.
Studiuesit u befasuan nga rezultatet e këtij kërkimi. Ata vunë re se fuqia e sistemit imunitar është e kontrolluar kryesisht nga genet të transmetuara nga nëna apo babai.
Këto gene janë ato që krijojnë një përgjigje të fortë apo të dobët imunitare, kur përballen me infeksion viral . Ky studim u krye për të treguar se reagimi i antitrupave është i trashëgueshëm.
Është hapi i parë në identifikimin e mundshëm të geneve individuale që ndikojnë në përgjigjen imune. Hapi i ardhshëm është identifikimi i geneve të sakta të përfshira, për t’i korrigjuar ato në rast të një përgjigjeje të dobët imune ose për t’i imituar ato në rast të një përgjigjeje të fortë ndaj vaksinave.
- VLEN sonte mban tubimin qendror në Shkup, kanë një kërkesë për pjesëmarrësit
- Si bota mund të shkojë drejt luftës bërthamore, Presidenti i SHBA ka 6 minuta kohë të shtypë butonin e kuq
- Kongresi Amerikan miraton paketën kritike të ndihmës për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh
- Albin Kurti: I besoj Arben Taravarit, ia VLEN energjia e re në Maqedoni
- Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin