Ballina Bota A po shkon Kina drejt krizës? Shënon rritjen më të ulët ekonomike...

A po shkon Kina drejt krizës? Shënon rritjen më të ulët ekonomike pas disa dekadash

Ekonomia e Kinës ka vazhduar të shënojë rënie në çerekun e fundit të vitit 2018, duke nxitur shqetësime për ndikimin që mund të ketë ky rezultat në ekonominë globale.

Statistikat kanë treguar se gjatë gjithë 2018-ës, ekonomia e Kinës është rritur në 6.6 për qind, njëherësh shifra më e ulët nga viti 1990.

Këto të dhëna kanë qenë të përafërta me parashikimet, megjithatë ato kanë theksuar shqetësimët e fundit për ulje të rritjes ekonomike në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara është konsideruar t’i ketë kontribuuar kësaj situate.

Më herët këtë muaji, Apple ka paralajmëruar se ulja e rritjes ekonomike në Kinë mund të ndikojë në shitjet e saj.

Ndërkohë kompanitë e prodhimit të makinave dhe ndërmarrje tjera kanë folur hapur për ndikimin që ka në to lufta tregtare me SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur tarifat në disa produkte kineze, duke i arsyetuar këto masa me siç ka thënë “praktika të padrejta tregtare”, të Kinës ndaj SHBA-së. Edhe autoritetet kineze kanë vepruar njëjtë, duke ngritur shqetësime për luftë tregare midis dy vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews