Ballina Aktualitet Kosovë A e dini se cili kryetar komune po drejton buldozerin dhe pastron...

A e dini se cili kryetar komune po drejton buldozerin dhe pastron rrugët nga bora? (VIDEO)

Reshjet e borës së dy ditëve të fundit në vend kanë shkaktuar probleme në trafik. Shumë rrugë në mbarë vendin vazhdojnë të jenë vështirë të kalueshme. Gjendje e ngjashme është edhe në Mitrovicë.

Për këtë arsye, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri i ka hipur vetë një buldozeri për të ndihmuar në largimin e borës. Një video nga ky moment ai e ka hedhur në llogarinë e tij në Facebook.

“Pas reshjeve të mëdha të borës, Komuna e Mitrovicës me kompanitë përgjegjëse po bën përpjekje maksimale për pastrimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës, qytet dhe në vendbanimet tjera”, shkruan ai Bahtiri. Veprimi i tij ka marrë reagime të ndryshme nga qytetarët. Ka të atillë që i thanë se “kjo eshte puna jote per te cilen je zgjedhur…” e deri te ata që u ankuan për mos largim të borës dhe probleme të tjera që ballafaqohen duke jetuar në këtë qytet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews