Ballina Kronika 8 shqiptarë të arrestuar në Itali, grabisnin shtëpi dhe lokale (VIDEO)

8 shqiptarë të arrestuar në Itali, grabisnin shtëpi dhe lokale (VIDEO)

Tetë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pas një operacioni të nisur mëngjesin e 13 janarit. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale në fushën e grabitjeve.

Masat e arrestit ndaj tyre erdhën pas një hetimi shumëdimensional dhe kompleks, të kryer nga prokurori publik dhe i koordinuar nga stacioni policor Grazzanise.

Hetimet ndaj grupit nisën në gusht të vitit 2017, duke goditur fenomenin alarmant të vjedhjes së bareve dhe banesave në territorin e Caserës dhe në krahinat e afërta të Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Deri më tani, është zbuluar autorësia e 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të godiste, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen.

Për më tepër, grupi përdorte një gjuhë të “fshehtë” për të keq-orientuar hetuesit, duke e ditur se mund të përgjoheshin.

Në shumë raste, përdoreshin për të transportuar sendet e vjedhura furgona apo mjete me targa të ndryshme.

Rreziku real sipas hetuesve ishte largimi nga vendi. Mbrëmjen e 12 janarit, dy prej shqiptarëve kishin prerë biletë për të udhëtuar me tren drejt qytetit Modane në Francë.

Të gjithë shqiptarët janë dërguar në qelitë e paraburgimit, ndërsa është vlerësuar si i ligjshëm masa e arrestit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews