Ballina Bota 2-vjeçari ra në pusin 100 metra, çfarë po ndodh me shpëtimin e...

2-vjeçari ra në pusin 100 metra, çfarë po ndodh me shpëtimin e tij

Skuadra e shpëtimit është në fazën finale për nxjerrjen e 2-vjeçarit Julen, të bllokuar 11 ditë më parë brenda një pusi të thellë.

Koordinatori i operacionit, Angel Garcia Vidal, deklaroi për “El Pais” se do të duhen maksimalisht 24 orë.

Fillimisht ekipet e shpëtimit punuan për ndërtimin e dy tuneleve paralele me pusin, një në të majtë e një në të djathtë, me rreth tre metra distancë dhe më pas gërmuan edhe për një tunel horizontal.

Ata janë shprehur se do të mund të arrijnë vogëlushin ‘në një kohë shumë të shkurtër’.

11 ditë më parë, vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak, duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër./Rel.d/

Video Live nga vendngjarja: 

@tn.lajmelokale
@tetovanews