Ballina Suplement Dossier 100 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, dalin dokumentet e rralla

100 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, dalin dokumentet e rralla

Mbushen sot 100 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, Kryeministri i qeverisë Shqiptare të Pavarësisë. Me këtë rast, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon një foto të tij me Isa Boletinin si dhe skedën e vdekjes, sipas të cilës thuhet se Ismail Qemali ndërroi jetë për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Sipas skedës e lëshuar në vitin 1984 ai ka ndërruar jetë në orën 23:50 në një hotel në Perugia.

Ndërkohë, një telegram njofton një ditë më pas, lajmin për ndarjen nga jeta të kësaj figure të njohur.

“23 dhe 24 janar, data të zakonshme, ngjarje të pazakonshme. Në vite të ndryshme këto data, për koincidencë të çuditshme, kanë shenjuar kombin shqiptar. Më 23 janar 1914 Ismail Qemali, kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, pasi dha dorëheqjen, i ndodhur në kushte të vështira politike, mori anijen dhe u largua drejt Italisë. Po në këtë datë, më 23 janar 1919, u godit nga një hemorragji cerebrale (të paktën, zyrtarisht) dhe më 24 janar njoftohet vdekja e tij në vitin e shtatëdhjetë e pestë të jetës”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku vihet në dukje edhe një tjetër fakt: “Më 24 janar, por të vitit 1916, ndërroi jetë më moshën pesëdhjetë e dy vjeçare edhe një tjetër shqiptar i shquar, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i Qemalit, Isa Boletini”.

VIDEO bonus:
Loading...