Ballina Aktualitet Lajme Zjarri kaplon një banesë në Tetovë (VIDEO)

Zjarri kaplon një banesë në Tetovë (VIDEO)

Zjarri kaplon një banesë në Tetovë:

Rreziku i zjarreve, policia dhe zjarrfikësit apel qytetarëve: Pastroni oxhaqet!

Ditëve të fundit edhe në rajonin e Pollogut mbizotrojnë temperatura relativisht të ulëta, të cilat në masë të madhe intensifikojnë sezonin e ngrohjes jo vetëm nëpër shtëpi, por edhe nëpër shitore tregtare, objekte publike, e kështu me radhë.
Për shkak të kësaj, këtyre ditëve ndjeshëm janë rritur mundësitë e përhapjes së zjarreve, para së gjithash si rezultet i pakujdesisë njerëzore, instalimeve të vjetruara dhe të dëmtuara, mjeteve jo të sigurta për ngrohje, si dhe oxhaqeve të papastruara nëpër shtëpi dhe ndërtesa banimi.

Për këtë shkak, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, përsëri apelon deri te qytetarët që të kenë kujdes maksimal, gjegjësisht të mos i lënë të kyçura mjetet ngrohëse gjatë kohës kur nuk janë prezent në shtëpitë e tyre, apo hapësirat e punës, posaçërisht jo ngrohëset elektrike, sistemin e klimës apo ngrohëset me dru.

Sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël që të përhapet një zjarr i madh, me dëme të mëdha materiale si dhe pasoja tjera.
Shkaktimi i rezikut të përgjithshëm paraqet vepër penale, për të cilën parashihet dënim me burg, në afat prej një deri më pes vjet, por nëse një gjë e tillë është shkaktuar nga pakujdesia, dënimi është deri tre vjet burrg.
Për këtë shkak, nga qytetarët kërkohet që me seriozitetin më të lartë të respektojnë këto apele dhe paralajmërime, që të mund të parandalohen këto zjarre dhe të pengohen pasojat më serioze ndaj jetës dhe pronës së tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews